AKTUALITET, 2 November 2026, 10:14

Avokati, Saimir Vishaj në gjendje të rëndë shëndetësore, ndodhet i intubuar në Spitalin e Traumës

Avokati, Saimir Vishaj në gjendje të rëndë

Avokati Saimir Vishaj ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është intubuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas burimeve nga spitali, Vishaj është transportuar me urgjencë drejt spitalit, pas dyshimeve se mund të ketë rënë nga shkallët.

Mjekët po i japin ndihmën e nevojshme, ndërsa gjendja e tij shëndetësore raportohet kritike.

Pak muaj më parë Vishaj lajmëroi se kishte kaluar një sëmundje të rëndë, e cila për pak i mori jetën.

Por tashmë është duke u përballur sërish me një tjetër betejë për jetë a vdekje.