TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Katër radio të njohura franceze - Europe 1, Radio France, RMC dhe RFI – bënë të ditura se nuk do të transmetojnë për dëgjuesit e tyre ndeshjen Shqipëri-Francë, takimi i fundit i kualifikuesve të Euro 2020 dhe që do të luhet në “Air Albania Stadium” në Tiranë.
Sipas gazetës sportive franceze “L’Equipe”, gjithçka ka të bëjë me “kostot teknike” të vendosura nga Federata Shqiptare e Futbollit, të cilat janë përveç kostove tradicionale të instalimit dhe përdorimit të linjës së transmetimit
Sipas radiove në fjalë, vendimi i FSHF-së nuk përputhet me asnjë rregullore të UEFA-s dhe pavarësisht se Federata Franceze e Futbollit kishte kërkuar një kompromis, homologët shqiptarë nuk kishin denjuar të jepnin shpjegime.
/TPZ.AL/