AKTUALITET, 7 Mars 2019, 17:41

Minatorët vijojnë protestën në Pukë, bllokojnë fabrikën

Minatorët vijojnë protestën në Pukë, bllokojnë

Minatorët vijojnë protestën në Fushë-Arrëz.

Punonjës dhe ish-punonjës të industrisë së nxjerrjes dhe pasurimit të Bakrit në Pukë protestojnë prej tre ditësh. Likujdimi i 4 pagave, rikthimi i të gjithë punonjësve në punë dhe nënshkrimi i kontratës kolektive të punës janë kërkesat thelbësore të protestuesve, të cilët po mbështeten dhe nga sindikatat e pavarura.

Protestuesit mbajnë të bllokuar fabrikën e pasurimit të bakrit prej ditësh, duke mos punuar. Ndërkohë, presidenti i Sindikatave të Pavaruara, Gëzim Kalaja tha se të hënën pritet përshkallëzimi i protestës.

Protestuesit, nga ana tjetër, kërkojnë një ndërhyrje nga Qeveria, ndërsa theksojnë se protesta e tyre është për bukë dhe jo për politikë.

“Qeveria të vlerësoje problemin “Protesta jonë për buke, jo për politike “, shprehet një nga të pranishmit, në protestë.