AKTUALITET, 7 Mars 2019, 16:44

Ambasadori i BE apel palëve: Të dëgjohet mesazhi, duhet rivendosur mjedisi konstruktiv

Ambasadori i delegacionit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca i ka bërë thirrje faktorit politik që të dëgjojnë apelin e ndërkombëtarëve për të rivendosur një mjedis konstruktiv.

Soreca në një mesazh në Twitter ka komentuar vizitën intensive të Christian Danielsson, Drejtorit të Përgjithshëm për Politikat Europiane e Fqinjësi dhe Negocimet e Zgjerimit në BE.

Ai ka thënë se mesazhi duhet të dëgjohet nga të gjithë në mënyrë që të realizohet misioni i përbashkët kombëtar.

“Shpresoj që të gjithë qytetarët e Shqipërisë, që ftesa jonë për të rivendosur një mjedis politik më konstruktiv, të mos mbetet i padëgjuar. Ky është një mision i përbashkët kombëtar “. Danielsson përfundon një vizitë shumë intensive dhe konstruktive një-ditore në Tiranë", shkruan Soreca në Twitter.

Sorenca-danielsson