Desktop - General - 1
AKTUALITET, 7 Mars 2019, 15:03

Tani është zyrtare, FSHF njofton ndalimin e futbollit në vend

Tani është zyrtare, FSHF njofton ndalimin e futbollit në vend

Ajo që dihej dhe pritej tashmë ka marrë edhe formë zyrtare. Futbolli shqiptar ndalon duke nisur nga java e 25-të në program për t’u luajtur të premten dhe të shtunën, deri në një afat kohor të papërcaktuar. Pas bojkotit të arbitrave, si shenjë solidariteti për dhunën e ushtruar ndaj Eldorian Hamitit në sfidën Kamza-Laçi, Federata Shqiptare e Futbllit njoftoi ndërprejen e futbollit në të gjitha kategoritë e tij.

“FSHF shpreh mbështetjen maksimale ndaj të gjithë trupës arbitrale në Shqipëri dhe vlerëson e respekton vendimin e marrë prej tyre. Ne kërkojmë reagimin e të gjithë aktorëve për të larguar përfundimisht dhunën, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike në stadiume, si parakushti themelor për të pasur një garë të shëndetshme dhe brenda standarteve”, lexohet mes të tjerash në njoftimin shpërndarë për mediat nga qeveria e futbollit në vend, që gjithashtu forcën kërkesën e arbitrave për të rikthyer policinë në stadiume.

Është pikërisht ky detaj që e bën të panjohur kohëzgjatjen e këtij vendimi. Policia u largua nga stadiumet pas ligjit të ri për sportin, çka parashikon një rrugë të gjatë burrokratike, institucionale dhe politike për të ndryshuar këtë situatë.

Por nuk përjashtohet mundësia që ky vendim të jenë vtëm një shenjë presioni dhe “xhaketat e zeza” të futbollit të kthehen sërish në fushë, duke nisur nga java e ardhshme, gjithmonë nëse ata marrin siguri nga Federata dhe aktorët e tjerë.