AKTUALITET, 7 Mars 2019, 15:20

VIDEO/ Gjendet trupi i dekompozuar në Durrës, policia: Nuk ka shenja dhune

VIDEO/ Gjendet trupi i dekompozuar në Durrës, policia: Nuk ka shenja

Në Durrës është gjetur një trup I dekompozuar në zonën e Currilave. Turpi i pajetë ndoshta prej 6 muajsh në gjendje të dekompozuar. Kufoma u gjet nga kalmitarët.

Informacion Paraprak i policisë, Durrës

Më datë 07.03.2019, rreth orës 10:30, në lagjen Nr 1 , Currila ,Durrës, është gjetur një kufomë e rregullt nga ana strukturore por e dekompozuar.

Nga hetimet e para dyshohet të jetë e seksit mashkull dhe nuk janë konstatuar shenja dhune .

Grupi Hetimor në bashkëpunim me Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Durrës, po punon për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes.

Ja edhe vendi ku eshte gjetur trupi i pajetë.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/03/vid.mp4"][/video]