AKTUALITET, 20 Shtator 2018, 15:16

Miliardat e Champions-it: vlera e 32 skuadrave pjesëmarrëse

Edicioni 2018-2019 i Champions League nisi në mënyrë fantastike, me duele të mëdha, gola dhe emocione. 32 skuadrat që luajnë në fazën e grupeve kanë shpenzuar 2 miliardë e 124 milionë euro për të ngritur trofeun e 64-t kontinental dhe të shkurorëzojnë Realin e Madridit, që e mbron titullin për të tretin vit radhazi (spanjollët janë katër herë fitues në pesë edicionet e fundit të shekullit XXI).

Liverpuli dhe Juventusi janë ekipet që kanë investuar më tepër në merkato, duke u bazuar te bilanci ndërmjet blerjeve dhe shitjeve. Kampionët e Italisë shpenzuan 182,2 milionë euro, ndërsa me blerjet e emrave si Alison, Fabinjo, Nabi Keita, Shaqiri, Markoviç dhe Origi, vlera e “Reds” është rritur dhe tashmë skuadra e Jurgen Klop pozicionohet e katërta në klasifikimin special të ekipeve më të kushtueshme në Champions.

Renditja kryesohet nga Barcelona, me ekipin katalan që ka vlerën e 1 miliardë e 140 milionë euro. Kjo edhe pas blerjeve të Arthur, Vidal, Lenglet apo Malkolm, ndërsa Lionel Mesi me 180 milionë euro është lojtari më i shtrenjtë, përkrah Nejmar. Mançester Siti është ekipi i dytë më i kushtueshëm me vlerë 1 miliard e 60 milionë euro të përllogaritur në merkato. Forca e tretë është Reali i Madridit me 981 milionë euro.

Pavarësisht blerjes së Kristiano Ronaldos apo afrimeve të Bonuçit dhe Kanselos, Juventusi pozicionohet në vendin e dhjetë, me vlerë 769 milionë euro. Bardhezinjtë lihen pas nga Liverpul, Mançester Junajtid, Bajern i Mynihut, Totenham, Atletiko e Madridit dhe Paris Seint Zhermen.

Grupi me vlerën më të lartë në merkato është B: 2 miliardë e 661 milionë euro me skuadra si Barcelona, Totenham, Inter dhe PSV. Në vendin e dytë është grupi C: i përbërë nga skuadra si PSG, Liverpul, Napoli dhe Cervena Zvezda me vlerë 2 miliardë e 202 milionë euro. Grupi H, ku luajnë Juventusi, Mançester Junajtid, Valencia dhe Jang Bojs pozicionohet i treti me vlerë 2 miliardë e 118 milionë euro.

Renditja sipas vlerës në merkato:

Skuadra            Vlera (Milionë euro)

Barcelona            1.140

Man. Siti              1.060

Real Madrid            981

Liverpul                   876

Man. Junajtid          855

Bajern Mynih          840

Totenham               835

Atletiko M.              807

PSG                       802

Juventus                769

Inter                       558

Napoli                    489

Valencia                427

Dortmund              417

Roma                    371

Olimpik Lion          328

Monako                 263

Shalke                  256

Benfika                 246

Porto                    246

Ajaks                    227

Hofenhajm           214

PSV                     128

Lokomotiv M.      110

Shakhtar              107

Gallatasarai          95

Bryzh                    87

CSKA Moskë        84

Jang Bojs             67

AEK Athinë         38

Crvena Z.          35

Viktoria Plzen      31

Burimi: Transfermakt