AKTUALITET, 20 Shtator 2018, 14:44

E qëlloi me thikë babai i të dashurës, vdes 38-vjeçari

E qëlloi me thikë babai i të dashurës, vdes

38-vjeçari i plagosur dje në zonën e Unazës së Re ka ndërruar jetë në Spital.

Olsi Lelo u qëllua dje më thikë nga babai i të dashurës së tij. Ai nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe sot ka ndërruar jetë në spital.

Mësohet se babai i vajzës me të cilën ishte lidhur Lelo, 51-vjeçari Rezmi Caushaj ishte kundër kësaj marrëdhënie dhe kishte tentuar disa herë t’i ndante. Caushaj e kishte ftuar 38-vjeçarin në kafe ku edhe e ka qëlluar me thikë.

Ngjarja ndodhi paraditen e djeshme në zonën e ‘Unazës së Re’. Dy burrat fillimisht kanë debatuar me njëri-tjetrin dhe më pas 51-vjeçari e ka qëlluar me thikë.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës ndërsa sot ka ndërruar jetë pasi plaga i kishte prekur organet jetike.