TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Tiranës prangosi 3 persona në kuadër të operacionit “Ndërmjetësimi”, ku ishin të përfshirë avokatja Donata Lepenica dhe një prokuror (I pezulluar).
Specialistët për Hetimin e Korrupsionit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Ndërmjetësi”, bënë ekzekutimin e Vendimit Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e cila ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg”, për shtetasit :
– Donata Lepenica, 57 vjeçe banuese në Tiranë (avokate private në qytetin e Tiranës )
– Yzeir Bala, 32 vjeç, banues në Tiranë
– Megi Naksi, 31 vjeçe, banuese në Tiranë
Për shkak të hetimit policia nuk bën me dije të dhëna të tjera.
Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
TPZ.AL