TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Milani sonte ka mposhtur Chievo-n e vendit të fundit 2-1 duke regjistruar fitoren e pestë radhazi në kampionat. Skuadra nga Verona mund të quhet e rënë nga kategoria tashmë, gjithsesi ka bërë një lojë të mirë duke u krijuar jo pak vështirësi kuqezinjve.
Ishte Biglia ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 31’ për miqtë, por Hatemaj barazon gjithçka dhjetë minuta më vonë. Pas pushimit, Piatek ka rikthyer avantazhin për Milan në minutën e 57’ dhe kaq mjaftoi për tre pikët e radhës.
Një gol i kontestuar nga vendasit, të cilët pretendonin për një faull të golashënuesit, por VAR konfirmoi golin e Milan. Lajmi i keq është i kuqi ndaj trajneri Gattuso, i cili duhet të linte stolin pas urdhrit të arbitrit kryesor.
Milani vazhdon ngjitjen dhe aktualisht është në vend të tretë, vetëm pesë pikë më pak se Napoli i vendit të dytë, por me një ndeshje më shumë.