TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aeroplan me 12 pasagjerë në bord është rrëzuar sot në Kolumbi, ndërsa asnjë person nuk ka mbijetuar.
Aeroplani u rrëzua rreth mesditës së sotme në komunën e San Carlos de Guaroa në provincën e Metas.
Aeroplani, i cili është në pronësi të kompanisë “Laser Aereo”, ishte në linjën nga San Jose del Guaviare për në Villavicencio, raporton Reuters.
Nuk dihen ende shkaqet e rrëzimit të aeroplanit, por në disa pamje të publikuara nga mediat vendase duken pjesët e mbetura të mjetit në flakë.