SPORT, 23 Maj 2021, 23:47

VIDEO/ Lukaku shpërthen në lot pas fitimit të titullit, ia kishte premtuar personit të afërm që ndërroi jetë

VIDEO/ Lukaku shpërthen në lot pas fitimit të titullit, ia kishte

Sulmuesi i Interit Romelu Lukaku ishte një ndër futbollistët kryesorë në arritjen e Interit për tu shpallur kampione e Serisë A.

Për mikrofonat e “DAZN” pas festës së titullit, Lukaku komentoi një moment emocionus të tij kur gjatë festime u mposht nga emocionet duke shpërthyer në lot.

“Nuk doja të qaja për të qenë i sinqertë, këtu në fanellë ka një foto të gjyshërve të mi pasi në vitin 2005 kur gjyshi im ndërroi jetë unë i premtova se do të fitoja një trofe të rëndësishëm në karrierë dhe sot ishte dita dhe jam krenar për këtë.

Ne kemi punuar shumë për të fituar pasi u afruam shumë vitin e kaluar, unë jam krenar që mbaj veshur fanellën e Interit. Shpresoj se do të jetë fillimi i një cikli, tani kemi përpara Kampionatin Europian dhe pastaj do të duhet të vazhdojmë të rritemi”, u shpreh Lukaku.

https://twitter.com/CatenaccioChris/status/1396489611371847682?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1396489611371847682%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fsport%2Fvideo-lukaku-shperthen-ne-lot-pas-fitimit-te-titullit-ia-kishte-premtuar-personit-te-aferm-qe-nderroi-jete%2F