SPORT, 26 Gusht 2020, 10:41

Messi, futbollisti që heq një president, Bartomeu drejt dorëheqjes

Messi, futbollisti që heq një president, Bartomeu drejt


Pas komunikimit të Lionel Messit se dëshiron të largohet nga klubi katalanas, duke aplikuar klauzolën e zgjidhjes së njëanshme të kontratës, që shkaktoi një kaos mes tifozëve e drejtuesve blaugrana, presidenti i Barcelonës Josep Bartomeu është gati të japë dorëheqjen, duke pranuar kërkesën e Këshillit drejtues.

Mbledhja urgjente, në fakt, kishte bërë që drejtuesit e klubit të kërkonin nga presidenti të bënte mënjanë. Skenar që, nëse konfirmohet, mund të ndryshojë fatin e Messit.

Dilemat për të ardhmen e numrit 10 vazhdojnë të pasurohen me detaje. Kur dukej se kishte marrë një drejtim të qartë, vjen tashmë një lëvizje tjetër e pas “burofax-it” të famshëm me të cilin argjentinasi ka komunikuar zyrtarisht dëshirën për tu larguar menjëherë me parametër zero nga klubi që e rriti, nga Barcelona hapen skenarë të tjerë që çojnë në revolucionin e shoqërisë përpara atij në fushë.

Sipas Tyc Sports, presidenti Josep Bartomeu ka dhënë dorëheqjen. Vendimi ka ardhur pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit drejtues të klubit pas çështjes-Messi.

Një zgjedhje që, nëse konfirmohet me fakte, do të trondiste sërisht skenarin për të ardhmen e Messit, që kërkohet nga klubet më të mëdha të Europës.

Raportet mes Messi e presidentit Bartomeu janë të thyera e pas ngjarjeve të fundit, nga fjalët e Koeman tek zgjedhja për të lënë të lirë Suarez e Vidal, kanë mërzitur edhe më shumë “Pleshtin”.