SPORT, 10 Nëntor 2018, 12:04

Milan-Juventus/ Rekord arkëtimesh për kuqezinjtë dhe 200 vende në transmetim direkt

Milan-Juventus/ Rekord arkëtimesh për kuqezinjtë dhe 200 vende

Sfida kundër Juventusit i garanton Milanit një rekord arkëtimesh. Në javën kur Interi theu çdo rekord, duke arkëtuar 5.9 milionë euro për ndeshjen me Barcelonën në Champions, kuqezinjtë do të përfitojnë 4.9 milionë nga 70 mijë biletat e shitura për ndeshjen e së dielës në mbrëmje.

“San Siro” është gati “sold out”, mbeten në treg vetëm biletat për sektorin e tifozëve miq, të cilët kanë kontestime për çmimin e biletave, që ka shkuar në 75 euro.

Do të jenë të lidhur direkt me ndeshjen Milan-Juventus 200 vende të ndryshme, 20 telekamera, 274 medie të ndryshme dhe 53 fotografë të akredituar. Janë 166 ndeshjet mes Milanit dhe Juventusit, ku 49 fitore i takojnë Milanit, 63 Juventusit dhe 54 janë barazime. Nga 84 ndeshjet e luajtura në “San Siro”, Milani ka fituar 28 herë.