SPORT, 4 Nëntor 2018, 12:57

A do të luajë Messi ndaj Interit?/ Trajneri i Barcelonës shuan dyshimet e tifozëve zikaltër

A do të luajë Messi ndaj Interit?/ Trajneri i Barcelonës shuan

Lionel Messi ka pësuar një dëmtim para disa ditësh dhe rikthimi i tij pritej që të zgjaste të paktën tri javë, por argjentinasi po ja del të rikthehet më herët.

Ai është në listën e lojtarëve që do të udhëtojnë për në Milano ku do të përballen me Interin në kuadër të Champions League.

Për këtë ka folue edhe Erensto Valverde, ku ka dhënë shumë shpresë: “Mendoj se ne luajmë më mirë me Messin në ekip. Do ta shohim sesi është në stërvitjen [e së dielës] sa i përket takimit me Interin”, tha ai.

Kujtojmë që Interi është klubi që Messi nuk i ka shënuar asnjëherë gol, nga ekipet e mëdha.