SPORT, 5 Nëntor 2018, 11:53

Garë e çmendur për bileta, Boca-River si finale Botërori

Garë e çmendur për bileta, Boca-River si finale Botërori

Më në fund, pas dekadash të tëra, Kupa Libertadores do të ketë një Superclásico në finale: Boca kundër River Plate, rivalët e përjetshëm që do të sfidohen në ndeshjen që vlen sa gjithë historia. Kush fiton, hyn në përjetësi, kush humbet, do të ketë një peng të paharrueshëm.

Finalja e vajtjes do të luhet në La Bombonera dhe që tani gara për bileta ka marrë përmasa absurde.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

1250 dollarë për një biletë në Platea Alta dhe më shumë se 4500 dollarë për një biletë në Platea Preferencial, zona VIP.

Përveç kësaj, hoteli zyrtar i Boca Juniors ofron edhe paketa për ndeshjen, natën në hotel dhe hyrja në Spa. Në La Bombonera nuk do të shiten bileta për aksionerë e klubit, sepse do të ishte e pamundur, për një klub që ka më shumë se 150 mijë aksionerë.