LIFESTYLE, 16 Dhjetor 2018, 12:58

Michelle Obama ‘’çmend” rrjetin, kërcen së bashku me babagjyshin/ VIDEO

Michelle Obama ‘’çmend” rrjetin, kërcen së
Michelle Obama është një nga femrat me më shumë influencë në botë. Së fundmi biografia e saj, e quajtur ‘Becoming’, është emëruar zyrtarisht libri më i shitur në SHBA. Në këtë libër të sinqertë dhe intim, Michelle tregon historinë e jetës së saj që nga fëmijëria e saj e hershme që ajo kaloi me familjen e saj në Çikago, për t’u bërë ‘Zonja e Parë’ e SHBA. Ajo ndan kujtimet e saj të trishtuara dhe të lumtura, frikën dhe dyshimet e saj, vështirësitë me të cilat ajo u përball dhe vendimet që e ndihmuan të qëndronte e fortë dhe e suksesshme pavarësisht nga pengesat.
 
View this post on Instagram
 

Bringing some holiday joy—and learning some new moves—with Santa and the kids @childrenscolo Hospital in Denver.

A post shared by Michelle Obama (@michelleobama) on

Dhe së fundmi ish ‘Zonja e Parë’ e ShBA e veshur me të kuqe me rastin e festave të fundvitit vizitoi një spital fëmijësh në Denver të Kolorados. Pas një bisede me fëmijët u vendos një muzikë në sfond, ish Zonja e Parë pa u menduar dy herë u ngrit për të kërcyer duke thirrur dhe Babagjyshin në kërcim dhe krijoi një atmosferë mjaft argëtuese për fëmijët, të cilët më pas iu bashkëngjiten në kërcim.