LIFESTYLE, 12 Dhjetor 2018, 09:25

Poni sfidon të ftohtin, del e zhveshur në dëborë

Edhe pse temperaturat këtë muaj janë ulur shumë mesa duket jo të gjithë e ndjejmë të ftohtin. Disa prej nesh përkundrazi edhe e shijojnë atë duke dalë në dëborë vetëm me një veshje të hollë. Të njëjtën gjë ka bërë edhe këngëtarja Poni.

Ajo ka postuar një foto ku vjen me një pozë në borë, vetëm në fustan. Megjithëse jashtë po mbretërojnë temperatura të ulëta që po sjellin edhe borë, Poni duket se nuk e ka problem. Këngëtarja ka dalë në një tarracë ku po shijon borën që po bie e veshur vetëm në një fustan të hollë, duke ekspozuar shumë trupin. Poni tregon format në fustanin e gjatë, në ambientin që duket se ka zgjedhur për të kaluar disa ditë relaksi.