LIFESTYLE, 15 Dhjetor 2018, 08:36

Parashikimi i motit, 15 dhjetor 2018

Parashikimi i motit, 15 dhjetor 2018

Moti për ditën e sotme parashikohet i vranët në të gjithë vendin.

Sipas Meteoalb do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar.

Në pjesën bregdetare reshjet do të kenë intensitet të lartë e do të marrin karakterin e shtrëngatave me shkarkesa elektrike në orët e pasdites e të mbrëmjes. Në Alpe do të ketë reshje dëbore.

Mjegull/mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim juglindje 1-15 m/sek, ndërsa në bregdet deri në 25 m/sek. Erë e vrullshme dhe me rrahje përgjatë vijës bregdetare.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 6/11 re shi
Kukës 2/7  re borë
Lezhë 5/14  re shi
Dibër 1/6   re borë
Durrës 9/15  re shi
Tiranë 6/14  re shi
Elbasan 6/14   re shi
Berat 5/15   re shi
Vlorë 8/17 re shi
Korcë 2/5  re shi
Gjirokastër 4/11  re shi
Sarandë 11/15  re shi