LIFESTYLE, 16 Dhjetor 2018, 08:36

Parashikimi i motit, 16 dhjetor 2018

Parashikimi i motit, 16 dhjetor 2018

Moti për ditën e sotme parashikohet i vranët në të gjithë territorin deri në orët e mesditës më pas gradualisht do të ketë përçarje të vranësirave deri në kthjellime me vranësira të pakta kalimtare prej orëve të pasdites.

Sipas Meteoalb do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në të gjithë vendin deri në orët e drekës. Më pas do të kemi ndërprerje të reshjeve në të gjithë vendin.

Në Alpe, verilindje si dhe juglindje në lartësi mbi 1200 metra do të ketë reshje dëbore. Mjegull /mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim 1- 22 m/sek, ndërsa në bregdet deri në 28 m/sek. Erë e vrullshme dhe me rrahje përgjatë vijës bregdetare.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 4/6 re shi
Kukës -3/0 re bore
Lezhë 4/6 re shi
Dibër -2/-1 re bore
Durrës 6/10 re shi
Tiranë 7/9 re shi
Elbasan 5/7 re shi
Berat 4/7 re shi
Vlorë 6/10 re shi
Korcë 5/5 re shi/bore
Gjirokastër 3/6 re shi
Sarandë 6/10 re shi