TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas mesazhit për qëndresë deri në rindërtimin e Teatrit Kombëtar, presidenti Ilir Meta ka bërë një paralelizëm nga Shkodra për një xhami të shembur në kohën e komunizmit e cila u rindërtua sërish pas vendosjes së demokracisë.
“Dua të falenderoj myftiun e Shkodrës për këtë mikrpritje dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi pasur në vijimësi.
Zgjodha që në këtë natë bekuar të Kadrit të isha këtu në Shkodrër pas Shkodra është në zemrën e çdo shqiptari të ndershëm dhe simboli i besimit në zot dhe vlerat më të mira atdhetare. Është simbol i qëndresës dhe durimit.
Vizituam Xhamin e Parrucës e cila është ribërë dy herë pas shkatërrimit në 67 në komunizëm dhe ribë me ardhjen e demokracisë. Sot e prej shumë kohësh kjo xhami është rindërtuar ashtu si ishte. Dua t’iu uroj besimtarëve të Shkodrës gëzuar këtë natë të paqes së madhe.
Sot të na kujtohen mësimit e profetit Muhamed. Këtu jam me Myftiun dhe jam para një vendi të shenjtë dhe nuk dua të flas për çështje të tjera megjithëse se Teatri është i shenjtë se është Kombëtar”, tha Meta.