TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetarët e kanë pyetur kreun e shtetit Ilir Meta, në lidhje me drekën që ka konsumuar me kryeministrin Edi Rama dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.
Meta është shprehur se ja kishte thënë Ramës para 10 ditësh vendimin e tij, për anullimin e zgjedhejve, ndërsa është shprehur se është habituar me reagimin e tij, pas bërjes publike të vendimit.
‘Dreka ime me Berishën nuk ishte sekrete.
Nga e dinte z. Rama. Kam pasur edhe disa darka sekrete, e fundit para 10 ditëve ku kemi biseduar ku ai e di shumë mirë se sa i shqetësuar jam unë për këtë situatë
Dhe i takonte atij si kryeministër të kërkonte shtyrjen e një tjetër date zgjedjore
Unë që më 24 maj kam shprehur dakordësinë time, pasi dakordësinë e palëve për të shfuqizuar datën 30 qershor dhe për të gjetur një datë tjetër
Për fat të keq ky institim im nuk ka funksionuar.
Dhe ai ka qenë i prerë që nuk e shtynte 30 qershorin.
E vërteta është që kam bërë një përpjekje e me z Ruçin por ai ka qenë duke udhëtuar drejt Tepelenës kjo ka qenë i gjithë historia se pse Rama nuk ka qenë i surprizuar nga vendimi im.
Unë jam i surprizuar nga reagimi i tij pas deklaratës time’, tha Meta.