TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dështon sërish seanca në gjykatën e krimeve të rënda për grupin e “Habilajve” shkak është bërë mosmbërritja e letërporosive nga Italia.
Ku të vërtetohet se të pandehurit kanë marrë njoftim për fillimin e procesit gjyqësorë edhe në vendin tonë.
Nga ana tjetër më datë 13 Qershor Gjykata e Katanias në Itali do të japë vendimin për grupin e Habilajve.
Grupi i Habilajve akuzohet për “Trafik ndërkombëtar të narkotikëve”, “Grup të strukturuar kriminal” dhe “Kultivim të narkotikëve.
Në Shqipëri, është vetëm Armando Koçerri, ndërsa pjesa tjetër e grupit po gjykohet në Itali, po për trafik narkotikësh e grup kriminal.
Armando Koçerri së bashku me Nezar Seitin u arrestuan ne Babicë të Vlorës, pas sekuestrimit të një sasie prej 4.5 tonë kanabis, që dyshohet se i përkiste grupit të Habilajve.