AKTUALITET, 11 Qershor 2019, 16:31

A do të shpërndahet parlamenti? Ja si përgjigjet Ilir Meta

A do të shpërndahet parlamenti? Ja si përgjigjet Ilir Meta


Presidenti Ilir Meta, ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme me gazetarët, për të folur rreth vendimit të tij për të anulluar zgjedhjet e 30 Qershorit. Meta është pyetur lidhur me mundësinë e shpërndarjes së parlamentit. Ai ka thënë se do të ketë kohë për të folur për këtë çështje, duke mos e mohuar kategorikisht një gjë të tillë.

"Kemi kohë, do kemi zhvillime. Unë dua t’ju siguroj që ky akt, është bazuar në një konsensus, jo si në ato të mëparshme, kur zhvillohej një dialog dhe pastaj zgjidhej kriza. Por përsëri është realizuar mbi një konsensus. Konsensusin e palëve për të mos dialoguar. Dy çështjet që e pamundësonin dialogun, ishin pretendimi i zotit Rama, që 30 Qershori nuk lëviz dhe pretendimi i zotit Basha që me zotin Rama si kryeministër, nuk ulemi në tryezë. I takonte zotit Rama të tregonte më shumë fleksibilitet, sepse është kryeministri i Shqipërisë".

/TPZ.al/ 

LEXO EDHE:

http://www.tpz.al/2019/06/11/ilir-meta-nuk-e-kuptoj-perse-duan-te-me-shkarkojne-une-jam-veteofruar-per-ta-lene-detyren/