TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta, ka dalë në një konferencë të jazhtëzakonshme, për të sqaruar edhe njëherë vendimin e tij për të anulluar zgjedhjet e 30 Qershorit. Pasi renditi sërish arsyet përse e ka marrë këtë vendim të paprecedent, Meta tha se është në interesin e tij parësor, zgjidhja e krizës politike në vend.
"Kjo vendimmarrje u bë e domosdoshme për shkak të përshkallëzimit të ndërsjellët të aksioneve të të dyja palëve politike dhe të rrezikutt për të rritur përplasjen më 30 qershor Ndaj në bindjen time Republika nuk është as kapje totale nga ana e maxhorancës dhe as deligjitimitimi i tyre nga ana e opozitës Zgjedhjet do të zhvillohen në një datë të mëvonshme dhe në respekt me Kushtetutën. Zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe të ndershme. U bëj thirrje palëve që të shfrytëzojnë këtë hapësirë kohë për gjetjen e një zgjedhje për pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet vendore".
I pyetur lidhur me kërcënimin e mazhorancës, për ta shkarkuar, presidenti u shpreh se nuk e kupton këtë gjë, pasi ai është vetëofruar për ta lënë detyrën, në funksion të zgjidhjes së krizës.
" Nuk e kuptoj përse duan të më shkarkojnë. Unë jam vetëofruar, për ta lënë këtë detyrë, edhe gjithmonë i gatshëm që kjo sakrificë të bëhet në emër të zgjdihjes së krizës. Nëse u intereson shkarkimi i presidentit, hajde zgjidhim krizën, ikën edhe presidenti".
/TPZ.al/
LEXO EDHE:
http://www.tpz.al/2019/06/11/meta-zbulon-prapaskenat-ja-si-e-mori-vesh-basha-se-ishin-anulluar-zgjedhjet/