TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur në një takim në presidencë, Ambasadorin e ri të Indisë në Shqipëri, Rahul Shiravastava.
Përmes një statusi në rrejte sociale, Meta thotë se në bisedën që ka pasur me Shiravastava, ka vlerësuar marrëdhëniet korrekte politike nëpërmjet Shqipërisë dhe Indisë, që duhet të shërbejnë për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar, në turizëm, kulturë dhe shumë fusha të tjera.
Postimi i plotë:
Pata kënaqësinë të prisja sot Ambasadorin e ri të Indisë në Shqipëri, Sh.T.Z. Rahul Shrivastava, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.
Vlerësova marrëdhëniet korrekte politike ndërmjet Shqipërisë dhe Indisë, që duhet të shërbejnë edhe për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar, në turizëm, kulturë e shumë fusha të tjera.
Duke ripërsëritur angazhimin dhe rëndësinë që Shqipëria i kushton marrëdhënieve me Indinë, i urova suksese Ambasadorit dhe e sigurova për mbështetje të plotë gjatë misionit të tij të rëndësishëm në vendin tonë.