AKTUALITET, 9 Mars 2020, 17:23

Meta paralajmëron konferencë me gazetarët, ja kur del para mediave

Meta paralajmëron konferencë me gazetarët, ja kur del para

Kur e gjithë vëmendja është përqendruar tek lajmi që koronavirusi ka mbërritur në vendin tonë, Presidenti Ilir Meta pritët të mbajë sot një komunikim me mediat.

Siç bëhet e ditur nga zyrat e shtypit pranë Presidencës, komunikimi është parashikuar të mbahet në orën 18:15.

Kujtojmë se në vendin tonë deri më tani janë konfirmuar si mbartës së këtij virusi vdekjeprurës dy persona, babë e bir, që kishin ardhur nga Firence në Shqipëri përmes rrugës tokësore. Aktualisht një tjetër person i është nënshtruar analizave.