AKTUALITET, 9 Mars 2020, 16:48

EMRI/ Kush është shqiptari me armë dhe thika në rrjetet sociale që trafikon njerëzit drejt Britanisë së Madhe për 2000 paund

EMRI/ Kush është shqiptari me armë dhe thika në rrjetet

Trafikantët shqiptarë janë duke shfrytëzuar një tjetër mënyrë për të bërë të mundur trafikimin e njerëzve drejt Britanisë së Madhe. Ata bëjnë letër-njoftime të rreme, duke dërguar njerëz në mënyrë të paligjshme për Irlandë të Veriut, pasi i dërgojnë më parë në Aeroportet e Europës.

Daily Mail ka publikuar historinë e një trafikanti shqiptar, i cili thotë se merr pak më shumë se 2000 paund për të çuar bashkëatdhetarët nga Shqipëria drejt Londrës dhe qyteteve të tjera britanike. Shqiptari që jeton në Britani, Kledjan Kurtaj, 20 vjeç, ndihmon në organizimin e letërnjoftimeve të rreme dhe fluturimeve përmes një kryeqyteti evropian, siç është Dublini apo Parisi.

Ai tha se mund të marrë emigrantët me letërnjoftime false në Shqipëri, përpara se t’i çonte drejt fluturimit për në Itali dhe më pas në Dublin, ku një taksi i merr ata në kufirin me Irlandën Veriore. Deputetët e parlamentit britanik kanë lexuar historitë e trafikimit të shqiptarëve dhe të tjerëve dhe kanë thënë se të tilla ngjarje janë tronditëse për shtetin, duke lajmëruar se duhen marrë masa të menjëhershme.

Ai gjithashtu tha se trafikantët kanë filluar të përdorin një rrugë për gratë dhe adoleshentët që të fluturojnë nga Franca për në Luton. “Problemi kryesor është kalimi i kontrolleve të pasaportave shqiptare. Pasi të kemi lënë pas Shqipërinë, më tej gjithçka është më e lehtë. Për vajzat, është njësoj sikur të kalojnë pragun e një shtëpie. Kurtaj sqaroi se roli i tij është të ndihmojë në rregullimin e letërnjoftimeve të rreme italiane, të cilat kushtojnë nga 420 deri në 670 £, dhe bëhen nga falsifikuesit në Shqipëri. Ju duhet vetëm t’u jepni atyre tre fotografi për ID, në një letër shkruani ngjyrën e syve tuaj dhe sa i gjatë jeni. Në të njëjtën kohë, ju duhet t’u jepni atyre paratë. Pastaj, pas një deri në tre ditë, ID do të jetë gati. Kur të jeni gati, më shkruaj vetëm,”- thotë Kledjan Kurtaj për Daily Mail. Kurtaj mban në rrjetet sociale foto me armë dhe thika.

Kurtaj i ka bërë këto rrëfime, kur nuk dinte se kishte reporter të fshehtë. Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani shprehet se Shqipëria është burimi më i madh i huaj i trafikimit të njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar, me 947 raste referuar asaj në vitin 2018, një rritje prej më shumë se 50% që nga viti 2015.