AKTUALITET, 9 Mars 2020, 17:12

Koronavirusi, Basha ka një propozim për Ramën: Njërit nga prindërit duhet t’i kompensohet e plotë paga

Koronavirusi, Basha ka një propozim për Ramën: Njërit nga

Pas vendimit për mbylljen e përkohshme të shkollave, kopshteve dhe çerdheve, ka reaguar kreu i PD-së, Lulzim Basha. Ai propozon që shteti të paguajë apo kompensojë me vlerë të plotë një nga prindërit në marrëdhënie pune që duhet të kujdeset për fëmijët e vegjël.

Postimi i Bashës në rrjetet sociale:

Pas vendimit për mbylljen e shkollave, kopshteve dhe çerdheve, duhet që shteti të paguajë apo kompensojë me vlerë të plotë një nga prindërit në marrëdhënie pune që duhet të kujdeset për fëmijët e vegjël gjatë kohës që çerdhet, kopshtet dhe shkollat qëndrojnë të mbyllura.