AKTUALITET, 9 Mars 2020, 17:10

Paniku nga koronavirusi, dyndje në supermarketet e Tiranës për furnizim me ushqime (FOTO)

Qytetarët në Tiranë kanë nisur të vërshojnë nëpër supermarkete, për t’u furnizuar me ushqime nga frika e koronavirusit, për të shmangur kështu daljet e shpeshta nga banesat.

Fotot më poshtë tregojnë pamjet e sotme, në disa prej supermarketeve të kryeqytetit.

Deri në këto momente, në vendin tonë janë konfirmuar dy persona të infektuar me koronavirus. Qeveria ka lajmëruar mbylljen e institucioneve arsimore për dy javë dhe u ka bërë thirrje që qytetarët të qëndrojnë larg tubimeve, grumbullimeve dhe të aplikojnë masa për mbarëvajtjen e higjenës personale, si larja e shpeshtë e duarve.

FOTO: