TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta shpreh mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të mjekut të njohur, Panajot Boga.
Kreu i Shtetit shkruan se mjekësia shqiptare ka humbur mjekun novator e të palodhur, por edhe drejtuesin energjik e aplikuesin vizionar të shkencës progresive.
Mesazhi i Metës:
Me shumë trishtim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Profesorit të nderuar dhe mjekut të shquar të Ortopedisë shqiptare, Panajot Boga.
Mjekësia shqiptare humbi mjekun novator e të palodhur, por edhe drejtuesin energjik dhe aplikuesin vizionar të shkencës progresive në fushën e Ortopedisë, i cili la pas një trashëgimi të vyer e model frymëzimi për brezat e rinj të mjekëve.
Ngushëllime të sinqerta familjes së dashur Boga, të afërmve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë komunitetit të mjekëve. I përjetshëm kujtimi i Profesor Bogës!
