AKTUALITET, 6 Qershor 2020, 20:25

I sapo inauguruar, përmbytet parku “Rinia”, ironizon Zenelaj: Bashkia do të mbajë rosa

I sapo inauguruar, përmbytet parku “Rinia”, ironizon Zenelaj:

Aktori i humorit, Gentian Zenelaj, ka publikuar në rrjetet sociale një video të parkut Rinia, ku shihet se hapësira të ndryshme janë mbushur me ujë.

Ndërkohë vendi u përfshi ditën e sotme nga reshje shiu, të cilat shkaktuan kaos përmbytje në zona të ndryshme. Duket se edhe parku “Rinia” nuk i ka shpëtuar përmbytjeve.

Aktori, ndërsa ka publikuar videon, ironizon edhe Bashkinë e Tiranës, ndërsa shkruan: “Bashkia do mbajë rosa për përdorim të brendshëm”.

Satusi:

“I hapi me në fund bashkia pishinat te Parku Rinia …ooo sa bukuri..o sa lumturi

Ps: më thonë që Bashkia do mbajë rosa për përdorim të brendshëm