AKTUALITET, 6 Qershor 2020, 21:46

Rriten rastet me COVID-19 në Kosovë, 36 në 24 orët e fundit

Rriten rastet me COVID-19 në Kosovë, 36 në 24 orët e fundit

Rastet me koronavirus në Kosovë kanë kërcyer sërish pasi janë konfirmuar 36 në 24 orët e fundit. Pikërisht shumica e rasteve është konfirmuar në Komunën e Vushtrrisë, e pikërisht 15 në Nedakoc.

Për 24 orët e fundit Kosova kreu 201 teste ndërkohë 8 pacientë fituan luftën me COVID-19.

Bilanci total në Kosovë ka shkuar në 1 mijë e 194 të infektuar ndërkohë viktimat mbeten në 31.