AKTUALITET, 6 Qershor 2020, 23:38

Conte uron Avdullah Hotin: Shpresojmë rifillimin e shpejtë të dialogut me Beogradin, të lehtësuar nga BE

Conte uron Avdullah Hotin: Shpresojmë rifillimin e shpejtë të

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, ka uruar homologun e tij të ri kosovar, Avdullah Hotin për detyrën e re.

Conte shpreson që marrëdhëniet Itali-Kosovë të vijojnë me të njëjtin ritëm dhe po ashtu edhe rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, duke përmendur BE-në por jo SHBA-në.

LETRA NGA GIUSEPPE CONTE

I dashur Kryeministër,

Me rastin e zgjedhjes Suaj për ta drejtuar Qeverinë e Kosovës, dëshiroj që në emrin tim dhe të Qeverisë italiane t’jua përcjell urimet më të sinqerta për detyrën Tuaj prestigjioze.

Jam i sigurt se bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet shteteve tona do të mund të vazhdojë me ritëm të ri dhe të intensifikohet edhe më tej.

Ne e mbështesim me bindje perspektivën euroatlantike të Kosovës, e cila kërkon përparim thelbësor në forcimin institucional dhe sundimin e ligjit, duke vazhduar me vendosmëri në rrugën e reformës.

Me po aq bindje shpresojmë për rifillimin e shpejtë të dialogut me Beogradin të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Duke ju uruar çdo sukses në përmbushjen e mandatit Tuaj dhe në pritje për t’ju njohur personalisht, jua shpreh përshëndetjet e mia më të ngrohta.

Giuseppe Conte