AKTUALITET, 25 Gusht 2018, 21:43

Meta me turistë italianë në Konispol: I inkurajova të forcojnë shkëmbimet kulturore

Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm sot në Konispol me një grup turistësh italianë.

Këta të fundit zgjodhën këtë zonë me bukuri natyrore për të kaluar disa ditë pushimi.

Sipas Metës, turistët italianë kishin hasur mikpritjen tradicionale nga qytetarët e Konispolit.

“Një surprizë e këndshme të takoja sot në Konispol një grup turistësh italianë, që kishin zgjedhur për të kaluar disa ditë pushimi në këtë zonë me bukuri natyrore të veçanta, tradita të spikatura dhe me një kulinari të mrekullueshme.

Energjia, entuziasmi dhe alegria që i shoqëronte, ishte një tregues i qartë i mikpritjes tradicionale që kishin gjetur nga qytetarët e mrekullueshëm të Konispolit.

I inkurajova të forcojnë shkëmbimet kulturore si mënyra më e mirë për t’u njohur dhe afruar më shumë me njëri-tjetrin,” shkruan Meta.