TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një djalë 5-vjeçar është hedhur nga një i huaj nga kati i tretë i një qendre tregtare ‘Mall of America’ në SHBA.
Policia ka konfirmuar se një i dyshuar është arrestuar pasi fëmija ishte hedhur nga ballkoni në qendrën tregtare në Mineapolis të Minesotës.
Dëshmitarët thanë se fëmija ishte me nënën e tij kur u rrëmbye – duke u hedhur ose shtyrë nga dyshemeja e tretë në një sulm të rastësishëm.
Njerëzit që ishin prezent raportuan se panë ekipet e emergjencës që kryen CPR për fëmijën që ishte sipër një pellgu me gjak.
Zyrtarët e Allina Health thanë se një ambulancë e mori fëmijën në Spitalin e Fëmijëve në Mineapolis.
Dëshmitarët raportojnë se i dyshuari u largua nga sheshi dhe u arrestua pranë stacionit hekurudhor.