TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në Forli, Itali. Dy makina janë përplasur kokë më kokë me njëra tjetrën, duke sjellë edhe bilancin tragjik.
Gruaja e identifikuar si, Giuseppina Antonietta Magnogna, 77 vjeçe ka humbur jetën, ndërsa bashkëshorti i saj që ishte edhe drejtuesi i makinës ka mbetur i plagosur.
Makina e dy italianëve është përplasur me një makinë ‘Volvo Station Wagon 70’, me të cilën po udhëtonin dy të rinj shqiptarë.
Përplasja mes mjeteve ka qenë shumë e fortë, duke sjellë vdekjen e gruas dhe plagosjen rëndë të dy të rinjve shqiptarë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur 3 ambulanca, policia dhe zjarrfikësit të cilët kanë bërë të mundur transportimin e të plagosurve për në spital, e ku gjendja e tyre është e rëndë.