AKTUALITET, 2 Gusht 2019, 15:24

Meta dekreton shkarkimin e Komandantit të Forcave Detare

Meta dekreton shkarkimin e Komandantit të Forcave Detare



Me vendim të datës 31 Korrik 2019, Presidenti Ilir Meta dekreton shkarkimin nga detyra të Komandantit të Forcave Detare, Gjeneral Major Ylber Selman Dogjani.

i shkarkohet nga detyra e Komandantit të Forcave Detare, për shkak të mbarimit të mandatit, thuhet në dekret.

DEKRET PËR SHKARKIM NGA DETYRA TË KOMANDANTIT TË FORCËS DETARE

Në mbështetje të pikës 3, të nenit 169, nenit 93 të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, germa “c”, të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,

D e k r e t o j

Neni 1

Gjeneral Major Ylber Selman Dogjani, shkarkohet nga detyra e Komandantit të Forcave Detare, për shkak të mbarimit të mandatit.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjeherë.

Nr. i Dekretit 11245

Tiranë, më 31.07.2019