AKTUALITET, 22 Dhjetor 2020, 17:58

‘’Mësoni nga historia’’, Panariti mesazh skeptikëve: Edhe për këtë pandemi, zgjidhja e qëndrueshme është vaksina

‘’Mësoni nga historia’’, Panariti mesazh

Drejtori i Kabinetit në Presidencë, Edmond Panariti, i është drejtuar me një mesazh skeptikëve të vaksinës anti-covid.

Panariti fton këta skeptikë të cilët refuzojnë që të bëjnë vaksinën duke iu kthyer historisë. Ai thotë se njerëzit para vaksinave vdisnin në masë, madje mortaliteti foshnjor ishte i frikshëm.

Me daljen e vaksinave thotë ai, të gjithë janë vaksinuar madje pa u pyetur fare në fazat e hershme të fëmijërisë me miratimin e prindërve.

Panariti në fund thekson se edhe për këtë pandemi zgjidhja e qëndrueshme është vaksina, e cila nuk është e detyrueshme por secili është i lirë të vendosë.

STATUSI NGA EDMOND PANARITI

Për të gjithë skeptikët dhe atyre që janë kundër vaksinave përfshire dhe atë të covid – 19!

Që kur jeni lindur dhe madje pa ju pyetur fare që në ditët e para dhe në fazat e hershme të fëminisë, me miratimin e prindërve tuaj të mënçur dhe të përgjegjshëm ju kanë vaksinuar kundër një sërë sëmundjesh vdekjeprurëse, si lija, difteria, fruthi, poliomieliti, tetanozi etj..

Përndryshe, ja u them me bindje që një pjesë e mirë juaja nuk do të ishte në jetë sot e kësaj dite.

Njerëzit para vaksinave, vdisnin në masë dhe veçanërisht mortaliteti foshnjor ishte i frikshëm..

Shihni krahun apo kofshën tuaj dhe me siguri atje do të gjeni gjurmët e vaksinimit jetëshpëtues tuajin.

Edhe për këtë pandemi, zgjidhja e qëndrueshme është vaksina.. Nuk është e detyrueshme bërja e saj , secili është i lirë të vendosë për vete…

Por shihni pas në kohë dhe mësoni nga historia.