TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas fitores bindëse 2-0 ndaj Napolit, Lazio do ta mbyllë vitin në transfertën ndaj Milanit nesër në mbrëmje, sfidë për të cilën trajneri Simone Inzaghi kërkoi edhe një sforco të fundit, për t’i dhënë vazhdimësi suksesit të tre ditëve më parë.
“Kur luan me kryesuesit, duhet impenjim maksimal. Duam të bëjmë një tjetër ndeshje të mirë, për t’i dhënë vazhdimësi asaj fitoreje me Napolin të mërkurën, por e dimë që nuk do të jetë aspak e lehtë. Acerbi, Leiva, Lulic, Fares dhe Parolo nuk do të jenë në dispozicion, ndërsa për Correan vendosim nesër”, u shpreh Inzaghi.
Më pas trajneri i Lazios analizoi edhe ecurinë e vitit 2020, që nisi me një trofe si Superkupa e Italisë dhe pa deri vonë kryeqytetasit si pretendentë për titull, por skuadra ndryshoi pas pandemisë dhe nuk arriti të përmbushë pritshëmritë.
“E nisëm vitin me fitoren e Superkupës dhe besoj se gjërat na kanë shkuar mirë. Ishim pretendentë për titull, por më pas u rikthyem të luajmë në grupet e Ligës së Kampionëve, gjë që nuk e bënim prej 20 vitesh. Ky vit kalendarik na ka dhuruar shumë emocione të bukura, ndaj do të provojmë ta mbyllim sa më mirë”, deklaroi trajneri i Lazios.