AKTUALITET, 7 Maj 2020, 22:08

Mesazhi i ndjerë i ish-kryeministrit Meksi për Maks Velon: Në skëterrën e Spaçit s’fole keq për mua, të dhunuan barabarisht. Nuk e harroj!

Mesazhi i ndjerë i ish-kryeministrit Meksi për Maks Velon: Në

Ish-kryeministri Aleksandër Meksi ka shkruar një mesazh prekës lamtumire për ndarjen nga jeta të artistit dhe arkitektit të njohur Maks Velo, pasditen e sotme.

Ndër rreshta ish-kryeministri Meksi kujton kohën kur studionte në Institutin Politeknik dhe u njoh me Maks Velon para arrestimit të tij.

“Përshëndeteshim në xhiron përpara Dajtit deri sa të arrestuan. U ritakuam kur dole nga burgu dhe punoje te Abrazivja.

Të jam mirënjohes që në skëterrën e Spaçit nuk pranove të flisje keq për mua. Nuk e harroj. U dhunove barbarisht”, shkruan ndër të tjera ish-kryeministri Meksi për ndarjen nga jeta të Maks Velos.

RIP Maks. Njiheshim që në vitin 1955 kur unë u futa Institutin Politeknik dhe ti ishe në vitin e katërt.

U bëmë miq në vitet kur merreshe me studime të trashëgimisë arkitekturore. Përshëndeteshim në xhiron përpara Dajtit deri sa të arrestuan.

U ritakuam kur dole nga burgu dhe punoje te Abrazivja. Të jam mirënjohes që në skëterrën e Spaçit nuk pranove të flisje keq për mua. Nuk e harroj. U dhunove barbarisht.

Jemi takuar shpesh që atëherë si miq të vjetër. U prehtë në paqe”, përmbyll ish-kryeministri Meksi.