AKTUALITET, 7 Maj 2020, 20:17

Nuk mori masa të rrepta/ Suedia pranon: Kemi bërë gabim të madh për të moshuarit, pasi vdiqën…

Nuk mori masa të rrepta/ Suedia pranon: Kemi bërë gabim të

Numri i vdekjeve në radhën e të moshuarve nga koronavirusi në Suedi është një ‘dështim i madh’, tha ambasadori i vendit në SHBA.

Karin Ulrika Olofsdotter tha se 90 përqind e atyre që vdiqën në Suedi ishin mbi 70, që do të thotë se rreth 2.700 njerëz të moshuar kanë vdekur nga virusi.

Suedia ka ndaluar vizitat në shtëpitë e përkujdesjes në një nga kufizimet e saj të pakta pasi vendosi kundër një bllokimi në shkallë të plotë, por virologu i lartë i Suedisë Anders Tegnell më parë ka pranuar se duhej bërë më shumë për të mbrojtur të moshuarit.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve kaloi 3,000 sot – një moment historik që Tegnell e kishte quajtur një “numër jashtëzakonisht të madh” kur paralajmëroi vendin.

99 viktima të tjera u shtuan sot në numrin e të dhënave, ndërsa 705 raste të reja u regjistruan.

Ambasadori në Uashington u pyet në lidhje me strategjinë e Suedisë mbrëmë.

Duke përshkruar kufizimet e pakta që Suedia ka vendosur, ajo tha: ‘Ne i mëshojmë distancimit shoqëror, njerëzit më të vjetër se 70 vjeç duhet të qëndrojnë në shtëpi. Tani është e ndaluar të vizitosh njerëz në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit, dhe kjo është aty ku fatkeqësisht kemi parë humbjen më të madhe të jetës tek njerëzit e moshuar”.

“90 përqind e 3,000 personave që kanë vdekur në Suedi kanë qenë më të vjetër se 70 vjeç, kjo është sigurisht një dështim i madh që kemi dhe është diçka për të cilën po punojmë.”