TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Mero Baze, ka bërë një editorial mjaft kritik ndaj kryeministrit Edi Rama, për faktin se ky i fundit pranoi ftesën për t'u intervistuar nga gazetari Çim Peka, në televizionin e ri informativ, "Syri TV".
Baze thotë se duke pranuar këtë intervistë, Edi Rama e ka legjitimuar këtë televizion, të cilin ai e konsideron fryt të korrupsionit.
Më tej Baze shprehet se ky është një gabim moral dhe politik i Edi Ramës, që ka thyer dhe tradhëtuar premtimet e tij.
"Përfillja e Edi Ramës për këtë projekt, dhe konsiderimi prej tij, i një grupi hajdutësh dhe vrasësish të disa viteve më parë, si faktor politik dhe mediatik, tregon një lloj dorëzimi para tyre.
Ky është i vetmi gabim i rëndë politik dhe moral që Edi Rama bën duke përfillur këtë projekt, ndërkohë që detyra e tij dhe premtimet e tij, kanë qenë për t’i luftuar këto projekte", shkruan ndër të tjera Baze, në editorialin e tij.
Aq i ashpër është treguar Baze me Ramën, sa e ka krahasuar vajtjen e kryeministrit tek televizioni i Çim Pekës, me strehimin e Lulzim Bashës në kompleksin e Papulit, pasi opozita e kishte akuzuar këtë të fundit, si një oligark të lidhur me qeverinë.
Mbrëmjen e sotme, kryeministri Rama ka zhvilluar një intervistë në Syri TV, një media kritike ndaj qeverisë së tij. Prezenca e Ramës në këtë televizion, ka shkaktuar polemika dhe veçanërisht gazetari Baze, ka qenë mjaft kritik me kryeministrin për këtë çështje.
Shkrimin e plotë të Mero Bazes mund ta lexoni këtu.
/TPZ.al/