TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin “Në fokus” në Tv T, ka komentuar mesazhin e një diplomati të huaj, të publikuar nga Presidenti Meta, i cili dëshmon kontrollin që ka kryeministri Rama mbi reformën në drejtësi.
Abilekaj tha se mesazhi, nuk ka vlerë për të na treguar se Rama ka kapur reformën, sepse kjo gjë ishte e njohur, por na tregoi se ndërkombëtarët e dinë dhe e kanë pranuar faktin se Rama e ka kapur dhe e kontrollon drejtësinë.
“Aty dolën disa fakte që ne nuk i dinim. Nuk e dinim, që edhe ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së e besonin dhe e dinin, që Rama e kontrollonte reformën ne drejtësi. Edhe ata që e mbrojnë reformën, e dinin fare mirë që atë e kontrollon Edi Rama.
Ku duket kjo? Duket tek oferta që i bëjnë Presidentit, që po të pranohet Arta Vorpsi, Rama është dakord që në listën tjetër të zgjidhet Xhaferllari. Si do të ndodhte kjo? Në një listë që nuk e bën as Meta as Rama, as ambasadorët, por KED?!
Si mund të dilnin garantë ambasadorët dhe Rama që do të ishte në listë Xhaferllari? Vetëm duke ditur që Rama e kontrollon KED-in. Ai Dvorani i famshëm, është Edi Rama dhe ambasadorët e dinë këtë gjë. Lajmi më i keq është që ambasadorët e dinë që Rama ka kapur reformën”, tha Abilekaj.
Faktin që Basha nuk e komentoi fare skandalin e publikuar nga Presidenti, por e kaloi në heshtje, Abilekaj e sheh si një tentativë të kreut të opozitës, për të shmangur me çdo kusht konfrontimin me ndërkombëtarët.
“Nga PD ka një taktikë tjetër, që Basha e filloi në janar të vitit 2020, duke u futur në sistem, duke tentuar të rregullojë marrëdhëniet me ndërkombëtarët. A është e imponuar, a është strategji që të shfaqet si forcë alternative? Këtë nuk e dimë.
Ai nuk foli sepse janë të përfshirë ambasadorët, që ai dëshiron t’i ketë partnerë dhe jo më përballë në luftën politike. Basha shmangu një koment anti ambasadorëve”, tha Abilekaj.
/TPZ.al/