AKTUALITET, 14 Shtator 2020, 19:31

Mesazhi greqisht nga Turqia: Grekët të mos bëhen “vegël” në duart e Macron

Mesazhi greqisht nga Turqia: Grekët të mos bëhen
Agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency edhe një herë tjetër ka transmetuar një intervistë të dhënë nga një prej zyrtarëve të qeverisë Erdogan. Intervista e sjellë me titra në greqisht, në fokus kishte marrëdhëniet Greqi-Turqi. Në këtë intervistë, ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar, i cili ishte në Kas në të njëjtën kohë kur presidentja Katerina Sakellaropoulou po vizitonte Kastelorizo , bëri thirrje që Greqia të mos bëhet përdoret nga Franca. Akar i bëri thirrje Greqisë që të mos jetë një vegël në përpjekjet e Macron-it për të rikonfirmuar imazhin e tij në Francë.