AKTUALITET, 14 Shtator 2020, 16:42

Aksident më Fushë Bulqizë, një furgon përplaset me një “Benz”, tre të plagosur

Aksident më Fushë Bulqizë, një furgon përplaset me

Tre persona janë plagosur në Fushë Bulqizë, pasditen e kësaj të hëne, në një aksident automobilistik. Aksidenti ka përfshirë një mjet tip “Benz” dhe një furgon. Njëri nga personat e përfshirë në aksident ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.