TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në 24 orët e fundit në të gjithë botën është regjistruar një numër rekord rastesh të reja me koronavirus.
Lajmin e bën të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë. Sipas të dhënave të raportuara tek agjencia, në 24 orë janë konfirmuar 307,930 raste pozitive me Covid-19 në të gjithë globin.
Ndërsa, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, të infektuar me koronavirusin në të gjithë botën rezultojnë të jenë rreth 28,9 milionë persona.
Prej tyre, 921,801 e kanë humbur betejën me sëmundjen, ndërsa 21 milion të tjerë janë shëruar.
Tre vendet më të prekura në botë nga pandemia vijojnë të jenë SHBA, India dhe Brazili.