AKTUALITET, 14 Shtator 2020, 18:29

Besa Shahini ia plas Ramës në sy: Do të angazhohem për një të majtë të re, jo propagandistike!

Besa Shahini ia plas Ramës në sy: Do të angazhohem për

Besa Shahini nuk do të jetë më Ministre e Arsimit. Në një takim me kryeministrin Edi Rama, Shahini ka konfirmuar largimin si ministre. Kryeministri ka vendosur që të emërojë në postin e Ministres së Arsimit, deputeten Evis Kushi.

Gjatë bashkëbisedimit me Ramën, Besa Shahini nuk ia ka përtuar fjalët kreut të qeverisë. “Do të angazhohem për një të majtë të re, jo të majtë propagandistike”, i tha ajo. Ndërkohë Rama që ia kthen me fjalët: “e majta jonë pra…”.