AKTUALITET, 28 Korrik 2021, 17:58

Mes shkurreve dhe baltës, policia italiane zbulon plantacionin me drogë. Si u vu në pranga 40-vjeçari shqiptar (FOTO)


‘Një serë e krijuar si një vepër arti, midis shkurreve dhe baltës përgjatë brigjeve të lumit Lambro në Itali’. Kështu e përshkruajnë mediat italiane plantacionin e kanabisit, e cila kontrollohej nga një shqiptar.

Sera ishte ngritur në një vend shumë të largët dhe e vështirë për tu gjetur.

Por si arriti policia në gjurmët e shqiptarit? Gjithçka filloi në Desio, kur karabinierët ndaluan një makinë, e cila drejtohej nga një shqiptar. 40-vjeçari u shfaq i nervozuar në momentin kur u ndalua nga policia, ndërsa kur u pyet tha se ka qenë në shtëpinë e kushëririt që jeton në këtë zonë.

Kjo përgjigje nuk e bindi policinë, të cilët vendosën ta shoqërojnë në komisariat shqiptarin. Nga kontrolli në makinë, karabinierët ndiejnë një erë të fortë të marijuanës.

Hetimet e mëvonshme të kryera kundër 40-vjeçarit lejuan ushtrinë të rikuperonte disa imazhe që e portretizuan atë brenda një plantacioni marijuani.

Më pas, me ndihmën e karabinierëve të tjerë në Monza, u zbulua sera përgjatë brigjeve të lumit Lambro afër Enrico Fermi.

Gjatë operacionit u gjetën rreth 85 bimë narkotike. Burri, i arrestuar nën akuzat e kultivimit dhe prodhimit të drogës, u shoqërua në burg në Monza.