TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një grup kriminal prej gjashtë anëtarësh është shkatërruar nga autoritetet në Spanjë. Mediat lokale shkruajnë se shkak është bërë një shqiptar që mbahej peng dhe torturohej nga grupi kriminal. Shqiptari ka arritur që të shpëtojë dhe ka lajmëruar policiën duke u treguar atyre për vendndodhjen dhe për aktivitetin kriminal që zhvillohej nga gjashtë personat.
Policia ndërhyri në magazinën në Valencia dhe aty gjeti një tjetër person që mbahej i lidhur dhe torturohej. Në magazinë, agjentët gjithashtu gjetën edhe plantacione kanabisi dhe sasi të paketuara, gati për shitje.
Në pranga u vu: një person me shtetësi marokene, një kolumbian (të dy 36 vjeç) dhe katër të tjerë me kombësi shqiptare, dy prej tyre 30 vjeç, një tjetër 33 dhe një 50 vjeç nga Spanja. Në total u sekuestruan 43 kilogramë marijuanë, 1,100 bimë marijuanë dhe më shumë se 148,000 euro në kesh.